Pinknews
Sa para fiton nëpër dasma?/ Flet Armaldo Kllogjeri
Tenori Armaldo Kllogjeri, i njohur ndryshe si Maestro, është një nga personazhet më të pëlqyer të edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.
Pas daljes nga shtëpia e Vëllait të Madh, Armaldo iu kthye muzikës, ndërsa shkon edhe në dasma.
Pasditen e djeshme, ai është pyetur se sa paguhet në dasma, por Maestro nuk preferoi të tregojë shifrën konkrete.
“Nëpër dasma ç’është e vërteta nuk tregohet sesa lekë marrim. Marrim, ajo që marrim, të paktën unë personalisht, nuk dua të dëmtoj atë që më jep, por gjejmë një kompromis”, u shpreh tenori.
Ai zbuloi se në dasma merr edhe bakshishet që ia japin të ftuarit.
“Në qoftëse më hedhin mua, padyshim që i marr unë. Në qoftë se i hedhin dhëndrit, i merr dhëndri”, deklaroi Armaldo Kllogjeri në një dalje televizive.
Ndërkohë, kujtojmë se ditët e fundit në media ka qarkulluar lajmi se Maestro paguhet rreth 3 mijë euro për të kënduar në club-e. Por ky lajm nuk ka marrë ende një konfirmim nga tenori.