Connect with us

Politike

Saimir Korreshi flet pas përjashtimit me 10 ditë nga Kuvendi

Deputeti i opozitës Saimir Korreshi ka bërë ironi pas vendimit të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, që vendosi sot përjashtimin e tij dhe të dy deputetëve të tjerë me 10 ditë nga Kuvendi pasi ndezën tymuese në seancën e një dite më parë në Kuvend.

“Shoqa Linditaaa dhe Komiteti i Internim – Debimeve na shpalli përsëri armiq të pushtetit e na dënoi për 10 ditë përfshirë dhe Krishtlindjen si shfaqje e huaj. Kush ka ndonje mik për ndonjëpule kompleksi se gjelin na e hengri Brigadierja”, shkruan Korreshi në rrjete sociale.

Kujtojme se tre deputetë të opozitës janë përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi pasi ndezën tymuese në seancën 8 minutëshe të një ditë më parë në parlament. PS kërkoi përjashtimin e Saimir Korreshit, Edmond Spahos dhe Kastriot Pirolit të cilët vijuan zbatimin e skenarit të kaosit në seancë.

Në mungesë të 13 të përjashtuarve, këta 3 deputetë ndezën disa tymuese. Ishte  Kastriot Piroli që furnizoi me flakadanë Korreshin e Spahon, që i ndezin tymueset teksa socialistët miratonin rregulloren e re të përjashtimeve.

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës do të zhvillohet në orën 16:00 ndërsa edhe këta deputetë do të ndëshkohen përmes rregullores së vjetër me 10 ditë përjashtimi maksimal, derisa ajo e miratuar një ditë më parë me 74 vota pro, që parashikon përjashtim deri në dy muaj të nisë zbatimin.

Advertisement