Connect with us

Politike

Salianji mbetet vetëm! Meta ndryshon mendje, heq dorë nga transferimi i tij në Fier

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hequr dorë nga transferimi i tij në burgun e Fierit. Kështu, ka pranuar që të qëndrojë në burgun “313” në kryeqytet. Ky ndryshim mendimi ka ndodhur për një arsye shumë të thjeshtë, për familjen. Shkak për tërheqjen nga kërkesa fillestare janë bërë takimet e shpeshta që Meta kryen me fëmijët, anëtarët e familjes, avokatin e tij mbrojtës dhe zyrtarët e Partisë së Lirisë.

Sipas kreut të PL-së, transferimi i tij në burgun e Fierit, do sillte më tepër angazhim të familjarëve për takimet e tyre, pasi do të duhet që çdo ditë të udhëtonin nga Tirana në Fier.

“Ndaj ai ka vlerësuar të qëndrojë në ambientet e paraburgimit Nr.313 në Tiranë, duke sjellë një lehtësim kohor të personave që marrin takim thuajse çdo ditë me të në burg,”-shkruan gazetari.

Pak pas arrestimit, Meta teksa ndodhej në periudhën e observimit kërkoi të transferohet në burgun e Fierit, për t’ju bashkuar ish-deputetit të PD, Ervin Salianji. Sipas Metës, në burgun e Fierit ishte grumbulluar “opozita e vërtetë”.

Advertisement