Politike
Salianji niset drejt burgut: Betejën kundër pengmarrjes banditeske do ta bëj nga qelia
Deputeti Ervin Salianji ka dalë nga selia e Partisë Demokratike dhe është nisur drejt Policisë së Tiranës për t’u vetëdorëzuar.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Saliani deklaroi se betejën kundër të keqes do ta bëjë edhe nga qelia e burgut.
Salianji: Çdo përpjekje që kam bërë dhe do bëj është për interesin publik, këta s’do ngopen me të keqen, ne s’do ngopemi duke bërë mirë dhe të forcojmë demokracinë ku të sundojë shteti i së drejtës. Pavarësisht se gjatë diskutimeve, grupi i PD ka vendosur të ngujohej me idenë e një përplaste që qartë duke qenë se është vendim politik, por duke qenë se unë jam shprehur se do përballen edhe në këtë peng marrje banditeske kudo që ta kërkojnë, duke privuar lirinë 1 vit, do ta bëj betejën aty. Beteja do jetë një betejë që shpresoj të frymëzojë të gjithë qytetarët. Ne s’jemi siç thotë Edi Rama, që më të mirë se ne s’ka, ne jemi më të mirë se ta.
Gjykata e Apelit dënoi ditën e djeshme me 1 vit burgim Ervin Salianjin për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
Partia Demokratike e ka konsideruar këtë vendim si një hakmarrje politike të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt dhe të pambështetur në prova dhe në ligj. Salianji pritet ta ankimojë vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë.
Burime për mediat bëjnë me dije se pas vetëdorëzimit, Salianji do të firmosë aktet proceduriale, më pas nga Drejtoria e Tiranës do të dërgohet në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza”, e më pas ai do të dërgohet në burgun e Fierit.