Politike
Salianji: Nuk mund t’i themi ik Sali Berishës
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji pati një debat me analistin Skënder Minxhozi teksa po flisnin për situatën në të cilën ndodhet PD-ja në “Real Story” me Sokol Ballën. Ai pranon se humbja është edhe dështim i tyre ndërsa shton se nuk mund të kërkohet largimi i Berishës për shkak të votave.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Salianji: Opozita, pjesa e Berishës, të rrisësh pritshmëritë në kushtet kur je në një betejë të brendshme, kur nuk ke sigël, komisioner, por mori 350 mijë vota. Ka marrë një numër….
Minxhozi: Me 7 bashki është vështirë të jesh i lumtur.
Salianji: Unë e kam bërë atë betejë. Po them një gjë tjetër…Si mundet qoftë dhe Berisha dhe Rama, duke u bërë qaraman, duke u ankuar gjithë kohës, mundet me vota apo jo.Padiskutim që është edhe dështimi ynë për shkak se ndenji tre muaj në zyrë ai për të cilin bënim betejë ne. Është dështimi jonë dhe e pranoj. Ne dështuam që pavarësisht se kishim në dukje, në perceptim dhe në deklarata mbështetjen ndërkombëtare, që ishim njerëz që nuk kishim konsum politik, doli që ai mori më shumë vota se ne dhe nuk mund t’i themi se pse merr më shumë vota se ne. Duhet t’i vinim njerëzit se politika në Shqipëri ka nevojë për ridimensionim dhe për të ribërë klasën politike. Nuk mund t’i themi Berishës se pse të votojnë 350 mijë kur ne s’e kemi bërë atë betejë.
Balla: A ishit gati 20 deputetë? Për ju a kanë votuar njerëzit?
Salianji: Kanë votuar por ka një ripozicionim pas 6 Marsit. Lulzim Basha e bllokoi siglën e PD.
Balla: Në momentin që ju nuk e pranoni tezën se ju 20 deputetëve nuk ju ka votuar populli por kanë votuar Sali Berishën…
Salianji: E pranoj… Ka pasur një ndarje të qartë me 6 mars, në zgjedhjet e 6 marsit ku ishim më shumë, me një kryetar që nuk dilte nga zyra, kishim siglën, mbështetjen ndërkombëtare, Sali Berisha e mundi apo formacioni drejtuar prej tij mori shumë më shumë vota se ne.
Minxhozi: A firmos që të justifikosh 7 bashki dhe të rrish gjithë jetën në opozitë?
Salianji: Nuk mund t’i themi Berishës ik ti me 350 mijë vota. Nuk ikën sepse thotë hajde më mund.
Minxhozi: Do të dilni në pension në opozitë.