Connect with us

Aktualitet

Samir Tahiri kërkon uljen e dënimit, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit

Në Gjykatën e Elbasanit është shtyre seanca në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Samir Tahiri, i cili ka kërkuar ulje të dënimit me 1 vit e 6 muaj burg.

Shkak për shtyrjen është bërë kërkesa prokurorit të çështjes, i cili ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me detajet e dosjes, që ka paraqitur pala mbrojtëse e Saimir Tahirit.

Ky i fundit pretendon se e ka kryer 1.5 vjet nga dënimi gjatë periudhës ku ka kryer shërbimin provës.

Saimir Tahiri i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me një kërkesë për ulje dënimi, përkatësisht me 1 vit e 6 muaj. Ai pretendon se gjatë periudhës kur ai ka kryer shërbimin e provës, ka kryer edhe 1.5 vjet nga dënimi, i cili i është vënë nga Gjykata e Apelit. Do jetë gjyqtari Elton Frashëri, i cili do të vendosë nëse kërkesa ish-ministrit do të pranohet apo do të refuzohet. Seancat e deritanishme për ish-ministrin nuk janë zhvilluar në Gjykatën e Elbasanit.

Advertisement