Connect with us

Kronike

Samiti i Ballkanit Perëndimor

Më datë 6 dhjetor në Tiranë do të mblidhen të gjithë liderët e Bashkimit Europian, ndërsa ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka komentuar samitin, duke thënë se është një vëmendje që unioni po tregon ndaj Ballkanit Perëndimor.

Sipas Xhaçkës, ky samit duhet të shërbejë për një sërë bashkëpunimesh mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në shumë fusha, ku më kryesoret siguria dhe politika e jashtme, apo edhe energjia, transporti e dixhitalzimi.

Në samitin që mbahet për herë të dytë brenda vitit, mes liderëve që pritet të vijnë në kryeqytet janë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

Advertisement