Connect with us

Kronike

Sapo ishte martuar, vdes në aksident 24 vjeçarja

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e premte në Itali rreth orës 19:00.

Një shqiptare e cila ishte në këmbë duke ecur përgjatë anës së rrugës, në via San Martino, në rrugë pa ndriçim një veturë e tipit “Nissan” u godit nga një mjet.

24 vjeçarja Blerina Kryeziu nga Kosova pas përplasjes u shtrua në spital, por pas tri ditësh qëndrimi në spital, 24-vjeçarja vdiq të hënën.

Mediat italiane shkruajnë se Kryeziu kaloi tri ditë në repartin e kujdesit intensiv, por ditën e djeshme u konstatua vdekja e saj.

24-vjeçarja e cila punonte në restorantin “da Silvano”, prej më shumë se tre vitesh, ishte martuar pak muaj më parë.

Advertisement