Kosova
Sarrazin: Zero tolerancë për dhunën e retorikën nacionaliste të Serbisë
Sarrazin: Zero tolerancë për dhunën e retorikën nacionaliste të Serbisë
Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se ngjarjet e fundit në Kosovë tregojnë seriozitetin e situatës, dhe i ka bërë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga dhuna e mëtejshme, për të mos e përkeqësuar situatën. Ai tha se ka zero tolerancë për dhunën dhe retorikën nacionaliste që po vjen nga Serbia.
“Kam mirëkuptim të plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë për dhunën dhe retorikën nacionaliste që kemi dëgjuar nga Serbia javët e fundit” – tha Sarrazin
Ai beson se largimi nga institucionet e Kosovës nuk është hapi i duhur për asnjë komunitet që dëshiron të ushtrojë të drejtat e veta kushtetuese.
Sarrazin gjithashtu përsëriti se Gjermania i mbështet plotësisht përpjekjet e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak dhe theksoi se as Kosova as Serbia “ende nuk i kanë zbatuar plotësisht obligimet e tyre nga dialogu”.