Kosova
Satirë/ NATO ndan Serbinë, një epokë e re në Ballkan
Gazetari Sherif Ramabaja në një opinion satirik shkruan se me largimin e Serbisë nga Kosova, ishte menduar që gjendja në rajonin e Ballkanit Perëndimor do të qetësohej.
Sipas tij, u pa se ky ishte një vlerësim i gabuar. Nacionalizmi në Serbi me ndihmën e propagandës ruse, ka kapur caqet e çmendurisë.
“Kjo gjendje i ka konvenuar edhe presidenti serb Vuçiç, i cili vetë më së shumti i frynë zjarrit të racizmit dhe luftës, teksa kërkon mbështetjen dhe përkrahjen ruse kineze, iraniane, të shteteve arabe, të Koresë Veriore, Bjellorusisë, Palestines për planet okupuese të tij, kurse në perëndim luan rolin e viktimës” – ka shkruar Ramabaja duke ironizuar se “Këtë lojë me vite janë duke e studiuar organizata dhe organizma të ndryshëm me ndikim ndërkombëtar siç janë: NASA, industria e filmit në Holliwood, shoqata e filmit për çmimin Oskar, Disneyland në Paris, komisioni i ndarjes së çmimit Nobel në Stokholm, Amazon, Apple etj”
“NASA i ka propozuar Vuçiqit, se në rast se zbulon ndonjë planet të banueshëm, do t´ia mundësojë atij fluturimin falas deri atje. Po i pëlqeu dhe vendos të qëndroj, do t´ia dërgojnë edhe gjithë votuesit e tij me vete. Holliwood po ashtu e ka njoftuar Vuçiçin mbi projektin e xhirimit të një filmi për ish shefin e tij, Miloseviçin, rolin e të cikit në film do ta luaj Vuçiç me arsyetimin: nga përvoja si ministër i propagandës së Sllobodan-it, më mirë se Vuçiç që do ta mishëronte këtë rol, nuk do ta gjenin asnjë tjetër në botë. Disneyland po ashtu do hapë një pavijon ekstra, për të lartësuar Serbinë në udhëheqjen e katër luftërave në ish Jugosllavi.“- ka shkruar Ramabaja duke vazhduar: Komisioni për ndarjen e Nobelit në Suedi, po ashtu ka marre iniciativë që ta fusë Serbinë në listën për fitimin e çmimit.
Sipas satirës së shkrimtarit, që kjo të realizohej, Serbia do të duhej vetëm të hiqte dorë nga Bosnja, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Sipas Ramabajës, çështja do të ishte se kush mund ta bindë Serbinë që të heq dorë nga katër shtete, të cilat i konsideronte të vetat.
Të ishte vetëm njëri, edhe mundej, po në pikëpyetje janë katër shtete.
“Pra si do t´i pranoi Serbia këto kushte? Vuçiç u qull në djersë dhe u shpreh: Ne jemi popull i vogël, po nuk i nënshtrohemi askujt. Ne nuk e japim Kosovën, nuk do ta japim as Bosnjën, as Malin e Zi dhe as Maqedoninë. NATO kur dëgjoi deklaratën e Vuçiçit, në 75 vjetorin e saj, urdhëroi që plani të vihej në përdorim. Serbia do ndahet. Në ndarje do të marr pjesë edhe Shqipëria, si vend fqinj dhe anëtar i aleancës. Kjo e fundit u pajtua që ta marr pjesën jugore të Serbisë, nëse Rama sdo të kishte gjë kundër. Kërkesa u pranua edhe nga shtetet anëtare. Plani tashmë është i gatshëm, pritet vetëm sulmi me trupa nga toka. Kjo do të varet nga rrethanat e kohës” – ka shkruar në satirën e tij Ramabaja.