Aktualitet
Sazan Guri nxehet me akademikët: E di unë, e kanë me mua ata, më urrejnë
Ambientalisti Sazan Guri ka reaguar lidhur me një peticion të ngritur sëfundmi në rrjetet sociale nga një grupim intelektualësh, të cilët janë të shqetësuar për mënyrën sesi po merr peshë në publik, edhe përmes mediave, hapësira që po zënë njerëz të cilët nuk përfaqësojnë atë që është realisht shkencore.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Guri tha se intelektualët dhe akademikët që kanë firmosur peticionin, e kanë me të dhe me 3-4 persona të tjerë.
Ai tha se këta intelektualë bëhen përjashtues, pasi nuk shkojnë të dëgjojnë tezat e tij dhe kolegëve të tij lidhur me historinë dhe gjuhën shqipe.
“Edhe ne, në 2000 veta që janë intelektualë, 60 prej tyre e firmosën. Disa gjuhëtarë, disa historianë, dhe të tjerët figura publike, si miku im Erjon Kristo. Nëse ai ka gjetur 60 vetë, unë gjej 2000 veta. Kjo është një fletëpalosje. Tre veta jemi ne aty. Unë jam ai për të cilin e kanë pasur peticionin.