Connect with us

Politike

‘Sazani në duart e familjes Trump’/ “Protothema”: Ishullin ia falëm ne Shqipërisë, gabim i madh

Media greke ‘Protothema‘ disa ditë më parë publikoi një artikull me titull: Territoret që i ka dhënë Greqia vendeve fqinje nga viti 1912 deri në 1925! Artikulli i shkruar nga Mihalis Stoukas ka një listë me vende që pretendohet se kanë pjesë e territorit të Greqisë. Në “llogari” kanë futur edhe ishullin e Sazanit. Në të gjithë shkrimin, të paktën në momentet kur përmendet Shqipëria, Stoukas me profesion “krijues fjalëkryqesh”, por edhe kolumnist në median më të ndjekur greke përmend të dhëna që nuk i bazon në asnjë fakt.

Madje edhe Shqipërinë e cilëson si një “shtet artificial”. Mirëpo, “inatin” duket se e ka me investimin që do të bëhet në ishullin e Sazanit nga Jared Kushner. Në përmbledhje të asaj që ka shkruar, ai pretendon se nëse grekët do ta kishin rimarrë ishullin, investimin do ta përfitonin ata.

PJESË NGA ARTIKULLI I PROTOTHEMA:

Një histori vërtet e dhimbshme është dhënia me koncesion e ishullit të Sazanit që ndodhet në ishullin e Vlorës. Ishulli në Jon iu dha Greqisë nga Britania e Madhe në 1864. Nëse është shumë larg nga pjesa tjetër apo nëse është shumë afër Shqipërisë, nuk na shqetëson. Eleftherios Venizelos ishte nën presion të padurueshëm për të ndaluar përparimin e tij drejt Shqipërisë dhe për t’i dhënë Sazanin, “çelësin e Adriatikut” Shqipërisë. Këto presione erdhën nga Italia, jo vetëm që Italia nëpërmjet Shqipërisë të bëhej një forcë për t’u llogaritur në Ballkan, por edhe do të fitonte edhe kontrollin e Adriatikut. Fatkeqësisht, Eleftherios Venizelos u tërhoq dhe më 5 maj 1914 solli për votim në Parlament një projektligj me dy nene. Ky ishte momenti kur Sazani iu dha Shqipërisë.

5 maj 1914

Neni 1: Qeverisë së territorit shqiptar i lejohet të mbajë ishullin e Sazanit që i përket Mbretërisë Helenike në bazë të nenit 2 të Traktatit të Londrës të datës 17/29 mars 1864 lidhur me menaxhimin e ishujve në Jon

Athinë, më 5 maj 1914

Këshilli i Ministrave

Më 2 korrik 1914, 25 ushtarë grekë u larguan nga Sazani për t’ja dorëzuan ishullin shqiptarëve. Në Sazan mbetën 25 familje barinjsh grekë vllehë, të cilët duke qarë, kur u larguan ushtarët grekë, puthnin flamurin grek dhe iu lutën ushtarëve dhe marinarëve që të mos i braktisnin… Fatkeqësisht, këta grekë fatkeqë u vranë mizorisht nga bandat shqiptare. Rëndësia strategjike e Sazanit u kuptua më vonë. Venizelos u pendua dhe në vitin 1929 u kërkoi Fuqive të Mëdha t’ia kthenin Greqisë, gjë që natyrisht nuk ndodhi. Për sa i përket shtetit artificial shqiptar, le të shohim se çfarë i shkruante ministrit të tij, Sir Charles Harding, nënsekretari i përhershëm britanik i shtetit, Sir Arthur Nicholson: Është e vërtetë që kemi rënë dakord për krijimin e një shteti shqiptar, por nuk mendoj se ky krijim artificial do të “mbahet” për një kohë të gjatë. Shqipëria nuk ka qenë kurrë një komb dhe atje ka shumë përçarje dhe elementë konkurrues për të shpresuar që të krijohet një shtet i qëndrueshëm.

Shqiptarët u thonë vizitorëve në ishull se ata luftuan fort për të pushtuar Sazanin. Natyrisht, Sazani, ashtu si pjesa tjetër e territoreve shqiptare, u përcaktuan nga Fuqitë e Mëdha në harta dhe shqiptarët nuk luftuan kurrë për pavarësinë. Sot lexojmë se shqiptarët po i japin “ryshfet” Donald Trumpit duke lejuar dhëndrrin e tij, Jared Kushner që të ndërtojë atje një hotel me 5 yje.

Advertisement