Connect with us

Politike

Së shpejti një drekë me Ramën? Farag sfidon kryeministrin: Do të vij në Tiranë me avion plot emigrantë

Përpara disa javësh, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Reform UK në Britani, Nigel Farage, kanë pasur disa “përplasje” në distancë në rrjetet sociale, sa i përket debatit të emigrantëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

The Telegraph, të cilës i referohet Top Channel, ka publikuar një deklaratë të Farage, i cili ka thënë se do të udhëtojë në Shqipëri për të drekuar me Ramën.

Farage tha: “Ne do të deportojmë kriminelët e huaj. Do të shkoj për një drekë brenda disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë. Ndoshta do të rezervoj një avion shumë të madh dhe do të marr disa me vete, nuk jam i sigurt ende.

Ne do të ndalojmë atë që është një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, atë që është një rrezik për vajzat dhe gratë në rrugët tona.

Ne do të ndalojmë anijet dhe do të ndalim dhe deportojmë ata që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, duke bërë atë që pothuajse çdo vend normal në botë bën.

Nuk mund të vish këtu në mënyrë të paligjshme dhe të qëndrosh – ne do të ndalojmë anijet brenda dy javësh nga marrja e qeverisë”.

Advertisement