Politike
Seanca për Inceneratorin/ Bllako mohon akuzat: Jam i pafajshëm
Ditën e sotme u zhvillua mbrojtja e personave të arrestuar për “inceneratorin e Elbasanit”, mes të arrestuarve është edhe ish ministri Lefter Koka dhe ish-sekretarin Alqi Bllako. Pas dëshmisë së Lefter Kokës, përballë trupit gjykues ka folur edhe Bllako.
Ai shprehet shprehet se është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me akuzat e bëra ndaj tij. Bllako thekson se nuk ka pasur asnjë rol në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.
“Jam i pafajshëm. Në cilësinë e sekretarit të pergjithshem të ministrisë nuk i kam patur rol në zgjedhjen e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Kam patur rolin e zyrtarit që kryente vetëm shkresa përcjellëse mes institucioneve. Nuk kisha asnjë rol në lidhje me inceneratorin e Elbasanit”, ka thënë Bllako.
Nga ana tjetër, ish-ministri Lefter Koka u shpreh se se nuk i ka borxh askujt ta paguaj me lirinë e tij dhe në këtë situatë ndodhet prej ish-presidentit Meta.