Kosova
Kur të zgjohen serbët, shqiptarët e kanë marrë Kosovën
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka folur për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd, duke paralajmëruar se në këtë shekull apo tjetrin, serbët do zgjohen një ditë dhe do e shohin se shqiptarët e kanë marrë Kosovën.
“Shpresoj që të arrihet marrëveshje dhe të normalizohet situata për të vijuar me gjërat që kanë rëndësi për njerëzit”, tha Hill.
Ai tha se vendet perëndimore po kërkojnë nga Beogradi dhe Prishtina që t’i përmbahen procesit të dialogut dhe të përpiqen të ulin tensionet dhe të arrijnë marrëdhënie normale..
Ambasadori amerikan u shpreh se Serbia varet nga burimet ruse të energjisë, ndaj nuk është në rrethana kur mund të bashkohet me sanksionet ndaj Rusisë, edhe pse kjo është ‘një gisht në sy për Europën’
Hill u shpreh se mbetet shqetësuese sjellja e Rusisë ndaj duhet të gjithë të përgatiten dhe të jenë gati për çdo gjë.
I pyetur nëse rasti i Kosovës mund të krahasohet me aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia, Hill tha se nuk ka shumë ngjashmëri, sepse Ukraina është në një pozicion tjetër.