Connect with us

Kosova

Serbët e veriut si pengje/ Kearns i kërkon qeverisë britanike të fokusohet urgjentisht tek Ballkani

Teksa presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic të premten kërkoi nga kryeministri Albin Kurti dhe Bashkesia Nderkombetare qe ne veri të kthehet “gjendja e mëparshme” dhe po ashtu kërkoi themelimin urgjent të Asociacionit, pa të cilin tha se s’ka bisedime, deputetja konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, Alicia Kearns e cila beri thirrje qe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të fokusohet urgjentisht në Ballkan.

Sipas saj, Aleksander Vuçic po përdor taktikën e Vladimir Putinit duke shpallur plane për aneksimin e veriut të Kosovës, duke kujtuar gjithashtu se ka kaluar gati një vit nga sulmi në Banjska dhe BE-ja akoma nuk ka sanksionuar Serbinë.

“Pas deklaratave të Presidentit Vučić, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan. Gati një vit pas sulmit në Banjskë ende nuk ka drejtësi, dhe pavarësisht përfshirjes së shtetit serb, ende nuk ka sanksione nga BE-ja (vetëm marrëveshje për litium dhe avionë). Vuçiq po ndjek strategjinë e Putinit, duke shpallur plane për aneksimin e veriut të Kosovës. Por Kosova është një shtet sovran. Ballkani duhet të largohet nga pikëpamjet sektare, njerëzit e Kosovës së Veriut dhe serbët e Kosovës meritojnë më shumë, jo të përdoren si pengje dhe gurë shahu në ambiciet irredentiste” – ka theksuar deputetja britanike ne reagimin e saj

Advertisement