Connect with us

Rajon

Serbi-Kosovë/ Budapesti në mbështetje të Beogradit

Serbia mori mbështetje publike politike nga Hungaria, në strategjinë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në çdo organizatë ndërkombëtare dhe evropiane, teksa Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, është pritur në Budapest nga homologu i tij hungarez, Peter Szijjarto.

“Qëndrimi ynë – tha ky i fundit – është se suksesi i kërkimit të një kompromisi nuk do të ishte i suksesshëm nëse formacione të ndryshme europiane e pranojnë para kohe Kosovën shtet, prandaj qeveria jonë do të votojë Jo për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës”.

Paqja e përkohshme dhe e brishtë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës u ndërmjetësua javën e kaluar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Serbët në veri të Kosovës i kanë hequr barrikadat e ngritura, megjithatë të dyja palët duken larg arritjes së një marrëveshjeje thelbësore afatgjatë për të drejtat e pakicës etnike serbe dhe për pranimin e Kosovës në organizatat kryesore ndërkombëtare dhe evropiane, veçanërisht në Bashkimin Evropian.

“Serbia – thotë BESNIK BISLIMI, zëvendëskryeministri i Kosovës – u ka dërguar letra pesë shteteve: Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë, Qipros dhe Greqisë, duke kërkuar që të mos pranojnë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjë që është shkelje e marrëveshjes dypalëshe.

Marrëveshja parasheh që Kosova të njeh Asociacionin e Komunave Serbe në pjesën veriore të saj dhe se Serbia të përmbahet nga lobimi kundër anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, OKB dhe Këshillin e Evropës.

Advertisement