Connect with us

Rajon

Serbia bën thirrje për vullnetarë të armatosur

SERBI- Autoritetet serbe ftojnë të rinjtë të shërbejnë vullnetarisht në ushtri, do të kenë edhe rrogë. Ministria e Mbrojtjes fton të gjithë qytetarët e Republikës së Serbisë nga mosha 19 deri në 30 vjeç, të cilët dëshirojnë të veshin uniformën e Ushtrisë së Serbisë, të aplikojnë për shërbimin vullnetar 6-mujor ushtarak me armë. Regjistrimi për afatin ushtarak të dhjetorit zgjat deri në fund të nëntorit, thuhet në mediat e huaja . Të rinjtë dhe të rejat që vendosin të kryejnë vullnetarisht shërbimin ushtarak në Ushtrinë e Serbisë, përveç mundësisë për të fituar aftësi të reja, do të njihen me armatimet dhe pajisjet moderne ushtarake dhe do të marrin një pagë mujore prej rreth 38.000. dinarë (324 euro). , atyre do t’u sigurohet kompensim për shpenzimet e udhëtimit, sigurimet shëndetësore, akomodimi, ushqimi, si dhe veshje e këpucë ushtarake.

Gjithashtu, pas përfundimit të shërbimit ushtarak, të rinjve dhe të rejave të interesuara u jepet mundësia që menjëherë pas procedurës së përshpejtuar të hyjnë në shërbimin profesional ushtarak në Ushtrinë e Serbisë.

Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç u bëri thirrje gjithashtu djemve dhe vajzave nga mosha 19 deri në 30 vjeç të regjistrohen.

“Djemtë dhe vajzat që dëshirojnë të shërbejnë ushtarakë me uniformë, përveç njohurive dhe aftësive të reja, do të përfitojnë edhe shpenzimet e udhëtimit, kujdesin shëndetësor, akomodimin, ushqimin, veshjet dhe këpucët ushtarake, si dhe do të marrin një pagë mujore prej rreth 38.000 dinarë shërbimin ushtarak, ata menjëherë mund të hyjnë në shërbimin profesional ushtarak, ka bërë të ditur Vuçeviq në Instagram.

Advertisement