Kronike
Serbia fton vullnetarë në ushtri
Me metoda të ngjashme si Rusia, edhe autoritetet serbe duket se po i kushtojnë një rëndësi më të madhe forcave ushtarake. Së fundmi është bërë thirrje për të rinjtë serbë të moshave nga 19 deri në 30, të ofrojnë shërbime vullnetare 6-mujore ushtarake me armë.
Të rinjtë do të njihen me armatimet dhe pajisjet më moderne ushtarake, si dhe do të marrin një pagë mujore prej 38.000 dinarë (324 euro).
Atyre do t’u sigurohet kompesimi për shpenzimet e udhëtimit, sigurimet shëndetësore, akomodim, ushqim, si veshje dhe këpucë ushtarake.
Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç u bëri thirrje djemve dhe vajzave nga mosha 19 deri në 30 vjeç të regjistrohen menjëherë.
Pas përfundimit të shërbimit ushtarak, të rinjve dhe të rejave të interesuara u jepet mundësia që menjëherë pas procedurës së përshpejtuar të hyjnë në shërbimin profesional ushtarak në Ushtrinë e Serbisë.