Kosova
Serbia heq dorë nga BE-ja nëse…Vulin vendos kushte për Europën
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka thënë që Serbia është në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, por kjo “duhet të ndryshojë” nëse asaj i kërkohet njohja e Kosovës.
“Nëse do përballemi gjatë rrugës me kushtin për njohjen e Kosovës, obligimin për të pranuar martesat e gjinisë së njëjtë apo përfshirjen e Serbisë në konflikt me Rusinë dhe Kinën, ne nuk duhet të pranojmë të shkojmë në atë rrugë” – ka deklaruar non grata për mediumin serb “Vecernje Novosti”.
Ai ka folur edhe për takimin qe pati me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për të cilin ka theksuar se është njëri nga udhëheqësit “më të mëdhenj botë”.
“Putin është një nga udhëheqësit më të mëdhenj në botë. Njohës i jashtëzakonshëm për temën që flet si dhe bashkëbiseduesin. Njohuritë e tij për Serbinë dhe rajonin janë mbresëlënëse. Putin është një mik i sinqertë i Serbisë që na kupton dhe mund të them se na do” – theksoi Vulin
Ndërkaq i pyetur nëse blerja e avioneve ushtarak “Rafale” nga Franca tregon se Serbia ka filluar kthesen per nga Perëndimi, Vulini ka deklaruar se ky nuk ka qenë vendim politik, por “pragmatik”.
Kujtojme se Vulin si ish-drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), është futur në listën e sanksioneve amerikane si I përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.
Sipas SHBA, Vulin është përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacionet joligjore narkotike dhe në keqpërdorim të detyrës zyrtare.