Rajon
Serbia në prag të luftës civile, flet pasardhësi i Vuçiç-it
“Serbia është në prag të luftës civile” – Kështu ka thënë Aleksandër Shapiç, ish-kryenashkiak i Beogradit dhe kandidat i serishëm për këtë pozitë nga lista e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç – “Beogradi nuk duhet të ndalet”.
Shapiç, servil i Vuçiç-it dhe për shumë kënd pasardhës i tij në krye të Partisë Progresiste të Serbisë, deklaroi në televizionin “Happy” në Serbi, se situata po i ngjan “Euromaidan-it” në Ukrainën e vitit 2013. Kjo për shkak se opozita serbe që beson se i janë vjedhur vota në zgjedhje, sidomos për kryeqendrën Beograd, po proteston rezultatin zgjedhor permes dhe grevës se urise.
“Ajo që ata po bëjnë është një prelud i një lufte civile” – deklaroi shapiç
“Ndaj ua kërkoj që të mos e bëjnë. Kemi vuajtur shumë. Lufta civile na shkatërroi. Ende nuk ka pajtim. Nuk duhet të ndodhë më. Kjo është nxitje e konfliktit civil dhe ne nuk duhet ta lejojmë”, tha Shapiç
Ai gjithashtu vlerësoi se rezultati i kundërkandidatit të tij, Branimir Nestoroviç-it, ishte befasi, por se çdo zgjedhje sjell disa surpriza dhe theksoi se rezultati do të ishte edhe më i mirë nëse nuk do të kishin ndodhur gjërat që ndodhën vitin e kaluar, veçanërisht tragjeditë e majit.
Ky është rezultati më i mirë që Partia Progresive Serbe ka arritur nominalisht në Beograd dhe me një pjesëmarrje kaq të madhe.