Connect with us

Sport

Seria A/ Napoli shënon 3 gola në ‘Maradona’

Serie A e futbollit është në javën e 22-të. Napoli fitoi dje 3-0 me Cremonesen në “Diego Armando Maradona”, duke vendosur diktatin dhe ruajtur distancën me ndjekësit. Djemtë e Spallettit shënuan që në minutën e 22-të me Kvaratskhelia, teksa në pjesën e dytë Osimhen (65′) dhe Elmas (79′) dërguan shifrat në 3-0. Napoli zhyt më shumë në fundin e Serie A skuadrën nga Cremona. Tanimë Napoli me 59 pikë mban kreun e Serie A, 16 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë. Zikaltërit kanë një ndeshje më pak, ndërsa luajnë sot me Sampdorian në transfertë në orën 20:45. Kryesuesit e Napolit po zhvillojnë një sezon fantastik, teksa në 22 ndeshje kanë 19 fitore, 2 barazime dhe vetëm një humbje. Duket se me këtë ritëm dhe 16 javë të mbetura, Napoli është drejt titullit kampion në futbollin italian.

Advertisement