Connect with us

Sport

Serie A-Golat/ Atalanta rikthehet të fitojë, ‘likuidon’ me dy gola Bologna-n, 90 min për Gjimshitin

Serie A e futbollit në Itali vijoi këtë të diel (13 prill) me pesë ndeshjet e radhës për raundin e 32-të. Gjithçka nisi në orën 12:30 me fitoren 2-0 të Atalantës kundër Bolognas, sfidë kjo direkte për zonën Champions.
Në Bergamo vendasit e Atalantës fituan pa problem 2-0 kundër Bolognas, në një sfidë që mund të vendos shumë për skuadrën që do jetë në zonën Champions.

Me Berat Gjimshitin në fushë për 90 minuta, zikaltërit e Gasperinit kaluan në epërsi pas vetëm tre minutave lojë me golin e Retegui.

Goleadori i Atalantës nuk gaboi dhe pasimin e Bellanovas e ndali në rrjetë. Për të “vulosur” tri pikët mendoi Pasalic në minutën e 21-të, që u asistua nga Retegui.

Pas tre humbjeve radhazi Atalanta rigjen tri pikët dhe me 61 të tilla rimerr vendin e tretë, duke lënë Bolognan me 57 pikë në pozitën e pestë.

Gjimshiti 90 minuta në fushë, Atalanta mposht 2-0 Bolognan dhe rigjen suksesin

Në Bergamo vendasit e Atalantës fituan pa problem 2-0 kundër Bolognas, në një sfidë që mund të vendos shumë për skuadrën që do jetë në zonën Champions. Me Berat Gjimshitin në fushë për 90 minuta, zikaltërit e Gasperinit kaluan në epërsi pas vetëm tre minutave lojë me golin e Retegui. Goleadori i Atalantës nuk gaboi dhe pasimin e Bellanovas e ndali në rrjetë. Për të “vulosur” tri pikët mendoi Pasalic në minutën e 21-të, që u asistua nga Retegui. Pas tre humbjeve radhazi Atalanta rigjen tri pikët dhe me 61 të tilla rimerr vendin e tretë, duke lënë Bolognan me 57 pikë në pozitën e pestë. 

Advertisement