Sport
Serie A/ Juventus vuan por ia del përballë Cagliarit, goli i Vlahovic ngjit bardhezinjtë në vendin e katërt

SERIE A – Juventus ka marrë një fitore minimale në fushën e Cagliarit, pasi triumfoi 0-1 mbrëmjen e sotme.
Golin e vetëm të sfidës e shënoi sulmuesi Dusan Vlahovic.
Në minutën e 12’ serbi i dha fitoren bardhezinjve të Thiago Mottas që ngjiten në vendin e katërt.
Kjo është fitorja e katërt radhazi i Juves në Serie A, teksa shkon në kuotën e 49 pikëve në vendin e katërt duke lënë prapa Lazio me 47 pikë.
Javën e ardhshme Juventus do përballet në Torino përballë Veronës.

