Connect with us

Politike

Sërish në krye të PD/ Basha: Jemi gati ti përvishemi një tjetër beteje

Lulzim Basha, pas konfirmimit si kryetar i PD-së, ka zhvilluar një komunikim për mediat, ku u shpreh se ka ardhur koha që shqiptarëve ti kthehet pushteti. Duke iu referuar kundërshtarëve, Basha tha se është i vetëdijshëm për sfidat me të cilat ndodhet PD-ja sot, por për të, ky proces shënon nisjen e punës që do të sjellë ndryshimin e qeverisjes, pavarësisht bindjeve politike.

“Ju falenderoj për mbështetjen dhe pjesëmarrjen tuaj. Demokratët dhe PD pavarësisht të gjitha vështirësive, mbeten shpresa e shqiptarëve. Falënderim për strukturat e PD-së, që organizuan një proces shembull dhe të denjë për standardet që kemi shpallur për të nesërmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Mirënjohje për votuesit dhe falenderim i veçantë për Gjergji Hanin që me fuqinë e argumentit të tij, pastërtinë dhe përkushtimin ndaj PD-së, e ktheu këtë proces në një debat të vërtetë idesh dhe vlerash si i takon garës. Jam i vetëdijshëm për sfidat me të cilat ndodhet PD-ja.

Lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma, ca të vërteta dhe ca të sponsorizuara nga ata që e duan Shqipërinë, pa liri, pa barazi para ligjit. Mbi të gjitha e sotmja nuk shënon votën për një individ, por shënon nisjen e punës dhe puna fillon për të ndërtuar mes dy brigjeve të lumenjtë të mosbesimit, urën mes bregut të sotëm të dëshpërimit të shqiptarëve, depresionit psikologjik, ekonomik, mllefit e dëshirës për ndryshim dhe bregut e shpresës dhe besimit që do të sjellë ndryshimin e qeverisjes pavarësisht bindjeve politike. Nuk ka për të qenë e lehtë, por demokratët treguan se jemi gati ti përvishemi një tjetër beteje. Shqipëria pret që demokratët të kthehen në krye të detyrës, për të mbrojtur interesin publik”, tha Bash

Advertisement