Kosova
Sërish tensione në Jarinjë, sulmohet polici
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/03/policia-koso-1.jpg)
Një person me shtetësi kosovare ka sulmuar një zyrtar policor në pikëkalimin kufitar në Jarinje.
Sipas policisë, i njëjti pas sulmit ndaj zyrtarit policor, është larguar në drejtim të panjohur të kufirit.
Viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor si pasojë e sulmit.
“I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njejti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit. Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)