Bota
SHBA/ Aeroplani i mallrave rrëzohet menjëherë pas ngritjes nga toka, 7 të vdekur
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë u plagosën pasi një aeroplan mallrash doli nga pista dhe shpërtheu në flakë në Kentucky.
Avioni, i cili operohej nga kompania amerikane e shpërndarjes UPS, goditi disa ndërtesa kur u rrëzua gjatë ngritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Louisville rreth orës 17:15 sipas orës lokale të martën.
Banorët aty pranë u urdhëruan të qëndronin brenda për shkak të frikës nga shpërthime të mëtejshme.
Hetimet për shkaqet e aksidentit po udhëhiqen nga FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB).
lajm ne perditesim…