Connect with us

Kosova

SHBA DIALOG ME KURTIN për anëtarësimin e Kosovës në NATO/ Serbia shkëputet prej Rusisë

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet të jetë në fokus të partneritetit strategjik, i cili duhet të shtyhet përpara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës” – keshtu thënë David Phillips nga Instituti për studimin e të drejtave të njeriut.

Ai gjithashtu e sheh si të domosdoshme marrëveshjen për dialogun strategjik, të cilën e paralajmëroi presidentja e Kosoves Vjosa Osmani para disa ditësh.

“Dialogu strategjik duhet të fokusohet në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe rolin e Kosovës në luftën globale kundër terrorizmit. Dialogu duhet të shqyrtojë anëtarësimin e ardhshëm të Kosovës në NATO, si dhe hapat dhe afatet për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike”, ka thënë Phillips duke potencuar se në kuadër të dialogut me SHBA-në duhet të trajtohet edhe dialogu Kosovë-Serbi, përkatësisht parimi i reciprocitetit.

“Dialogu Kosovë-Serbi gjithashtu duhet të adresohet, duke përfshirë hapat që Kosova mund të ndërmarrë për të thyer bllokimin. Nëse Kosova bën lëshime ndaj pakicës së saj serbe, duhet të ketë lëshime paralele edhe nga Serbia ndaj komuniteteve etnike shqiptare në Preshevë”, ka potencuar Phillips.

Sipas tij, përveç Kosovës, edhe Serbia pret të hyjë në dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zyrtarë serbë në disa raste kanë thënë se për ta është e rëndësishme që SHBA-të të dëgjojnë mirë qëndrimin serb në lidhje me çështjen e Kosovës.

Por, Phillips tha edhe se dialogu me Serbinë duhet të bëhet për ta shkëputur atë prej Rusisë.

“Dialogu strategjik duhet të fokusohet në bashkëpunimin e sigurisë mes Serbisë dhe Rusisë, duke ndaluar një bashkëpunim të tillë në të ardhmen, përfshirë bazat ruse dhe ripërdorimin e armëve”, ka thënë David Phillips

Advertisement