Connect with us

Rajon

SHBA e trajton Serbinë si stabilizator të sigurisë rajonale në kurriz të Kosovës

Jasmin Mujanoviç, analist politik, konsulent dhe kolumnist i shumë mediave të huaja, ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e shohin Serbinë si “stabilizator të sigurisë rajonale” në kurriz të Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës – dy shteteve më pro-perëndimore në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka shkruar se administrata e presidentit amerikan Joe Biden, veçanërisht pas agresionit rus ndaj Ukrainës, vazhdimisht ka shprehur bindjen se presidenti serb Aleksandër Vuçiç luan një rol qendror për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo do të thotë se në vend që SHBA-të të përballen me aleatin kryesor rus në rajon, ata kanë kërkuar të zbusin dhe të qetësojnë regjimin e Vuçiçit – madje edhe në kurriz të qeverive të palëkundura pro-perëndimore në Prishtinë dhe në Sarajevë”, ka shkruar Mujanoviç.

Ai ka përmendur edhe ftohjen e marrëdhënieve mes administratës amerikane dhe ekzekutivit kosovar për shkak të tensioneve në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, ku “militantë nacionalistë serbë të lidhur ngushtë me shërbimet serbe të sigurisë” sulmuan ushtarët paqeruajtës të NATO-s.

Mujanoviç ka shkruar ndër të tjera se teksa zyrtarë të lartë amerikanë kanë kritikuar publikisht dhe në mënyrë të përsëritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në rastin e Vulinit ata kanë tentuar të ngrenë “mure konceptuale” midis sanksioneve të tyre kundër kryespiunit serb dhe angazhimeve diplomatike ndaj Vuçiçit.

 

Advertisement