Kosova
SHBA FUT VUÇIÇIN NE KARANTINE/ Serbia nën sanksionet e Amerikës
Presidenti serb Aleksander Vucic prezantoi në mbledhjen e Qeverisë sanksionet amerikane ndaj industries serbe te naftes me pronesi shumice te Gazpromit rus. Siç shpjegoi ai, SHBA do të vendosë sanksione financiare dhe jotë përgjithshme.
“Nuk kemi vend për tu qarë e për të rënkuar apo dhe për të analizuar atë që është e drejtë dhe nuk eshte e drejtë. Këtë do t’ua lëmë politikanëve dhe analistëve të na thonë se si gjithçka mund të ishte ndryshe – tha presidenti serb
“Sanksionet direkte ndaj NIS, na vëne në një pozitë shumë të vështirë sepse pas disa kohësh, jo vetëm për furnizimin me naftë, por do kemi probleme me rafinerinë, petrokimikatet, në thelb mbijetesën e ekonomisë që kemi sot” – theksoi Vucic
Ai tha gjithashtu se lind pyetja pse tani dhe se ai e di që përgjigja është se është për shkak të luftës në Ukrainë, por se është i bindur se është fakt që kompania ruse ka pasur një fitim të lartë vitin e kaluar.
Vuçic njoftoi se Departamenti i Shtetit ne Washington kishte dhene një afat prej 30 ditësh që Serbia të shqyrtojë zgjidhje alternative për situatën dhe se do të dalë me një vendim përfundimtar deri më 15 mars.
“Do kem diskutime të mëtejshme me ambasadorin amerikan ne Beograd, i cili do të informohet për veprimet e pales sone. Para datës 15 do të dalim zyrtarisht me vendimin, por para 15 shkurtit duhet të dimë se çfarë do të bëjmë” – deklaroi Vucic duke theksuar se dyshon qe kjo është një tentativë për destabilizimin e Serbisë nga faktori I jashtem, por se nuk ka arsye ta pretendojë këtë dyshim përfundimisht.
Vuçiq tha se fillimisht do të bisedojë me administratën e re amerikane të Presidentit Trump, e më pas do të bisedojë me Putinin për këtë ceshtje. Ai përsëriti se Rusia dhe Azerbajxhani ishin partnerë të rëndësishëm të Serbisë në këtë plan.