Connect with us

Aktualitet

SHBA i bllokon Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizat 10 vjeçare

Gazetari Poli Hoxha dhe antari i kryesisë së PD Azgan Haklaj thanë në emisionin ‘Jashtë Kontrollit’ në NTV.AL, se “miqve të Rokfelerëve” Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit i është revokuar viza dhjetë vjeçare amerikane .

Azgan Haklaj paralajmëroi se brinjët e Trekëndëshit të Bermudës do të bien një e nga një dhe pas Berishës e kishte radhën Ilir Meta e kështu me radhë.

Ndërkohë, z. Hoxha tha se Meta nuk dukej i qetë në konferëncën për shtyp , madje tha ai përmes rreshtave lexohej që ai ishte shumë nervoz dhe gati sa nuk kërcënoi hapur prokurorët e SPAK .

Ndërsa, z. Haklaj tha se kërcënimi ndaj prokurorëve duke i përmendur të afërmit familjarë ishtei ngjashëm me kërcënimin e mafiozit kriminel Toto Riinës ndaj gjykatësve .

Nëntori muaji i “bombave” të mëdha të SPAK

Azgan Haklaj ka paralajmëruar se nëntori do të jetë muaj goditjesh shumë të forta nga ana SPAK. Goditje që do të synojnë shembjen e sistemit tonë të kalbur dhe do të jetë goditje fatale për krimin e jakave të bardha. Madje shtoi ai kjo është një nga arsyet se pse Edi Rama e shtyu për në dhjetor kongresin e parashikuar në 4 nëntor.

Ndërkohë, gazetari Poli Hoxha njëkohësisht drejtues i portalit Alfapress tha se fakti që ekpi me 10 prokurorë të SPAK që po viziton së fundmi SHBA-të është një shuplakë e fortë për ata që e konsiderojnë SPAK si “organizatë kriminale” duke ironizuar kështu deklaratat e fundit të Berishës, i cili e konsideron SPAK një organizatë kriminale në shërbim të Edi Ramës.

 

Advertisement