Connect with us

Kosova

SHBA kundër deklaratave të PDK dhe LDK

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të shqetësuara lidhur me deklaratat e bëra nga opozita për kundërshtimin e propozimit evropian.

Kështu ka bërë të ditur një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë, referuar kundërshtimeve që kanë shfaqur së fundi partitë opozitare LDK e PDK ndaj propozimit të BE’së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë që gojarisht u pranua më 27 shkurt në Bruksel nga Kryeministri kosovar Albin Kurti dhe Presidenti serb Aleksandër Vucic.

“Këto pikëpamje nuk përputhen me mbështetjen e ShBA-së për propozimin” – tha zëdhënësi i Ambasadës amerikane, teksa theksoi se

“Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se  mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE, ka mbështetjen tonë të fortë dhe do ta çojë Kosovën drejt stabilitetit më të madh rajonal, prosperitetit ekonomik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”

Advertisement