Connect with us

Kosova

SHBA mund t’a vendosë Kurtin para aktit të kryer siç bëri me Zelenskyn në Ukrainë

Politika dhe qasja e re presidentit amerikan Donald Trump për problemet në botë, sidomos ndaj luftës në Ukrainë, po parashihet që të ketë efektet e saj edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kosova dhe Serbia mund të ballafaqohen me këtë qasje të re të Shtëpisë së Bardhë, për zgjidhjen e problemit për të cilin vazhdojnë negociatat që nga viti 2013.

Beqë Cufaj, i cili ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Gjermani, në një shkrim autorial ka thënë se pyetja qendrore është nëse administrate Trump II do të ndjek një kurs që mund të ketë pasoja për Republikën e Kosovës.

Cufaj ka thënë se përderisa Uashingtoni ka përkrahur Kosovën përgjatë administratës Biden, Donald Trump në këtë mandat të dytë mund të ndjek një politikë të bazuar në rezultate pragamtike dhe marrëveshje të suksesshme.

Diplomati dhe shkrimtari kosovar tha se kjo mund të coj në një moment, kur Albin Kurti dhe Kosova mund të vendosen para faktit të kryer nga ndonje vendim i Uashingtonit, që s’do lërë shumë hapësira për negocim e kundërshtim, njejtë siç është vepruar me Volodymyr Zelenskin në Kiev.

“Ndërsa Uashingtoni vazhdoi të mbështesë Kosovën nën udhëheqjen ngurruese të Presidentit Joe Biden, tani Donald Trump në mandatin e tij të dytë mund të ndjek një politikë të bazuar në rezultate pragmatike, marrëveshje të suksesshme, dhe Uashingtoni mund ta ballafaqoj kryeministrin Kurtin në Prishtinë me një fakt të kryer, njejte siç bëri së fundmi me Volodymyr Zelenskyn në Ukrainë”, ka shkruar Cufaj…..

Advertisement