Bota
SHBA NË ALARM! Rubio paralajmëron: Sulmet izraelite po e çojnë rajonin drejt katastrofës!

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësim të madh” lidhur me intensifikimin e sulmeve ajrore të Izraelit në territorin sirian
Deklarata u bë nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i cili u shpreh se situata po ndjek një rrugë shumë të rrezikshme për stabilitetin rajonal.
“Jemi shumë të shqetësuar për eskalimin e fundit në Siri dhe ndikimin që mund të ketë në gjithë rajonin”, tha Rubio për mediat amerikane.
Ai nënvizoi se SHBA mbështet sigurinë e Izraelit, por theksoi se veprimet ushtarake duhet të merren me kujdes në raport me të drejtën ndërkombëtare dhe pasojat humanitare.
Izraeli ka goditur shpesh objektiva në Siri që lidhen me Hezbollahun dhe forcat iraniane, duke i konsideruar ato kërcënim direkt për sigurinë kombëtare. Megjithatë, sulmet e fundit janë intensifikuar, duke shkaktuar shqetësim për përfshirje më të gjerë të palëve të treta, përfshirë Rusinë dhe Iranin.

