Connect with us

Bota

SHBA “porosi” vendeve të Lindjes së Mesme: Të frenohet konflikti në Gaza

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken u ka kërkuar vendeve të Lindjes së Mesme që të përdorin ndikimin e tyre mbi aktorët rajonalë për të mundësuar që konflikti i Gazës të frenohet dhe të parandalohet “një cikël i pafund dhune”.

Një deklaratë të tillë Blinken e bëri gjatë udhëtimit të tij njëjavor me qëllim qetësimin e tensioneve.

“Ne duam të sigurohemi që shtetet po përdorin marrëdhëniet e tyre me disa nga aktorët që mund të përfshihen për t’u siguruar që nuk do të kemi një përhapje më të gjerë konfliktit,” tha ai.

Komentet e zyrtarit amerikan erdhën pasi ministrja e jashtme e Francës i tha homologes së saj iraniane se Irani duhet të ndalojnë “aktet destabilizuese” që mund të nxisin një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.
Blinken, i cili gjithashtu do të vizitojë shtetet arabe dhe Izraelin, tha se do të shikojë se çfarë mund të bëhet për të maksimizuar mbrojtjen e civilëve në Gaza dhe për të rritur dërgesat e ndihmës humanitare.

 

 

“Shumë palestinezë janë vrarë, veçanërisht fëmijë”, tha ai.

Advertisement