Connect with us

Kosova

Shea këshillon publikisht Albin Kurtin: Të ndalojmë së foluri për kërcënime nga Serbia

Në shumë raste, zyrtarë të lartë të Qeverisë, përfshirë posaçërisht kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin Ejup Maqedonci, paralajmërojnë për kërcënime “ushtarake” e “sulme” të Serbisë ndaj Kosoves. Megjithatë, dy njohës të mirë të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe marrëdhënieve të trazuara të Kosovës dhe Serbisë, nuk shohin ndonjë “tension të veçantë” pergjate kufirit.

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-së në kohën e bombardimeve në vitin 1999, ishte goxha i drejtpërdrejtë në lidhje me diskursin “e luftës” dhe sulmeve të mundshme nga Serbia mbi Kosovën. Për Shea-n, një figurë e njohur në Kosovë, “nuk është në rregull të flitet për kërcënime ushtarake”. Madje, ai ka kërkuar që të “ndalojmë së foluri për kërcënime dhe të kthehemi në tryezën e bisedimeve”.

“Nuk shoh ndonjë tension të veçantë në kufi. Serbia s’i ka shtuar trupat e saj atje. KFOR-i po ashtu e ka rritur praninë në Veri pas sulmit në Banjskë. Pra marrëveshjet e sigurisë janë të qarta. Unë mendoj se duhet të ndalojmë së foluri për kërcënime dhe të kthehemi në tryezën e bisedimeve” – ka theksuar Shea.

Edhe Marko Prelec, hulumtues në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, është në të njëjtën linjë argumentimi. Sipas tij, deklaratat e Kurtit janë pjesë e s për të fituar simpatinë e ndërkombëtarëve dhe për Kurtin çfarëdo që mund të bëjë për t’u rreshtuar me Perëndimin dhe për ta nxjerrë Serbiën si pro-ruse, duket se ka kuptim” – deklaroi hulumtuesi Preleç.

Advertisement