Politike
Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show

Fushata elektorale ka hyrë në fazën finale të saj, teksa 11 maji po afron. Zgjedhjet parlamentare pritet të nxjerrin një parlament të ri, ku shumë nga deputetët që do ulen do jenë të rinj.
Por si po shkon puna e partive që duan të thyejnë mitin e “dy elefantëve” PD dhe PS. Cili do jetë rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit?
Këto tematika u trajtuan në panelin e 5 Pyetje Të ftuar të moderatorit Ilir Babaramo ishin Dashamir Shehu, kreu i partisë LZHK dhe koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, si dhe gazetarët Poli Hoxha dhe Flogert Muça.
“Prej 34 vitsh në politikë, ndryshojnë shumë gjëra. E tha edhe Kreshnik Spahiu, janë lodhur, s’ka entuziazëm, ka shumë përsëritje, janë të njëjtët personazhe. Edhe në krahasim me ato në botë, sepse mediat sociale janë njëlloj, nuk kanë ndryshim, si në Angli e Francë, kur bëhet miting njerëzit dalin në rrugë, se atje matet forca. Fjalimet nuk mbahen për mitingje e programe, por për forcë. Atje nuk mbahen fjalime si këtu. Atje ka pjesëmarrje, është festë e demokracisë, është shprehje e popullaritetit. Këtu ka kontestive zgjedhjesh, madje edhe mitingjet janë të paguara. A ke parë, e bën të madh sa të duash mitingun. Kjo është shpesh diferenca. Kemi parë parti që pasi të mbarojnë zgjedhjet, se mitingje bëjnë aktualisht, ku do shihet edhe forca e tyre. Vënë muzikë e disa pankarta dhe thua ti bëhet hataja. Mitingje bëjnë edhe forcat e vogla. Mjafton kapaciteti organizativ dhe paret. Kjo bëhet për të treguar forcën politike. Politika ka humbur substancën dhe ka përfundu te komunikimi”, shprehet Shehi.
Ai nënvizon se Rama e ka kthyer narrativë BE-në, por realiteti është ndryshe, kurse substanca politike ka humbur.
“Në këto zgjedhje ka nevojë edhe për substancë politike, të mbahet edhe përgjegjësi për ato që nuk janë bërë, e kjo politika jonë nuk e njeh këtë pjesë. Kryeministri psh., shumë që ka premtuar nuk i ka bërë, ka sekëlldi nga fushata, ai e di që s’i ka bërë, por thotë do shkojmë në Europë etj. Ndonjëherë e meritojnë edhe termin turmë se duhet të ketë njerëz që bëjnë edhe kritika e t’i thonë “nuk është kështu”. Tani fushata bëhet me LED e jo me postera, ku shfaqen arritjet me pamje, ose me balerina e kërcime, bëhet shou. Rama e ka kthyer në narrativë BE-në, por nga ana tjetër nuk i ka mbajtur premtimet, gjendja ekonomike duket, shëndetësia, arsimi, bujqësia e të tjera. Unë mendoj se Rama nuk e do BE-në, sepse nuk i do policët e Europës këtu. Europa nuk na fut për Ramën apo ndonjë tjetër, por shpresoj të vijë ndonjë tjetër. Përrallis poshtë e lartë në Shqipëri, pa mua nuk shkojmë dot në BE etj. pse s’na futi për 12 vite ne Rama në BE, pro do na fusë tani? Unë mendoj se Rama po na shet një ëndërr”, tha Shehi.
Kurse gazetari Poli Hoxha shprehet se loja e dy partive të mëdha është e shitur, kurse partitë e reja janë alternativa që po u tregojnë Ramës e Berishës se janë drejt fundit dhe vetëm po “blejnë kohë”.
“Është një lojë e shitur në tavolinë mes dy të mëdhenjve për të vazhduar tranzicionin. Pazare siç bënë për kodin zgjedhor, për interesat ekonomike, për listat. Populli e ka kuptuar tani se si funksionojnë këta. Partitë alternative për këtë shërbejnë, për t’u tregojnë Ramës dhe Berishës se janë në fundin e tyre. Rama dhe Berisha po blejnë kohë për mbijetesë”, tha ai.
Për Flogert Muçën, narrativa e Ramës për BE-në përkon me situatën gjeopolitike që e favorizon në Europë, marrëdhëniet e tij të mira me drejtuesit politikë të saj dhe konfirmimi që Brukseli i bën kësaj narrative.
“Koalicionet kanë sloganet e tyre, Rama për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Berisha për Shqipërinë Madhështore, Dashamir Shehi për pronat e kështu me radhë. Këto parti ballafaqohen me këto programe kryesore. Rama psh., ka si faktor situatat gjeopolitike në rajon, ku BE ka hapur negociatat dhe situata ku ndodhet Shqipëria me procesin e anëtarësimit. Këto favorizojnë si pika mbështetëse të fabulës së tij tek qytetarët, e që e favorizojnë Ramën. Nga ana tjetër ai shfrytëzon edhe raportet e mira që ka me politikanët e BE-së. Deklaratat e funksionarëve të lartë të Brukselit konfirmojnë edhe narrativën e Ramës. Kurse Berisha ka dy non grata në SHBA dhe Angli”, u shpreh ai

