Connect with us

Politike

Shehu: Nga kalorës i drejtësisë, pas zgjedhjeve Rama e lëshoi kalin, SPAK ‘përbindëshi’ që krijoi vetë

Skena politike dhe ajo e drejtësisë në vend ndodhen përballë një “stres testi” të fortë, ku në epiqendër të presionit është vendosur Gjykata Kushtetuese.
Gazetarja Jonida Shehu theksoi se ky test shihet si një moment vendimtar, pas të cilit do të kuptohet nëse politika ka nxjerrë mësime nga e kaluara, duke hequr dorë nga praktikat e mëparshme të qeverisjes, siç janë tenderat apo investimet strategjike të vendosura sipas një vizioni të ngushtë politik.
Një zhvillim i veçantë në këtë dinamikë është ndryshimi i pozicionit të qeverisë. Kryeministri Rama dhe zëvendëskryeministrja duket se kanë bërë një lëvizje strategjike të papritur. Nga roli i “kalorësit të drejtësisë”, një imazh i kultivuar sidomos para zgjedhjeve, ata tashmë janë pozicionuar në mbrojtje.
Ajo që dikur ishte një reformë e promovuar me forcë, tani perceptohet si një “përbindësh” që ka dalë jashtë kontrollit dhe po vepron në mënyrë të pavarur. Ky pozicionim i ri mbrojtës sinjalizon se ekzekutivi tani po përballet me pasojat e një sistemi të cilit i dha jetë, por që tashmë nuk e kontrollon më.
Debati në studio:
Shehu: ‘Stres teste’ të cilat vetëm kur të kenë kaluar të gjitha, ne o do dalim që kemi kuptuar diçka nga këto, politika të ketë kuptuar diçka nga këto, po themi të mos i bëjë më ushtrimet politike siç i ka bërë përpara. Ajo që thotë Mandi, që kështu kemi qeverisur, kështu i kemi bërë tenderat, kështu i kemi dhënë, letrat i kemi bërë për formalitet, ama ë investimet strategjike i kemi bërë sipas asaj që kemi ne vizion për shtetin, se ne i kemi marrë votat. Nga krahu tjetër drejtësia me testet e veta për të vërtetuar që është e pavarur, por edhe për të ruajtur balancën e ë proceseve të drejta dhe Gjykata Kushtetuese sot është në mes të gjithë këtij presioni.
Peka: Pyetja është konkrete. A po i bëni realisht presion apo jo Gjykatës Kushtetuese?
Shehu: Shiko, mund të lexohet si presion ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ajo që më pëlqen mua tek mënyra se si reagon Rama, ose se si ka reaguar Rama, përveç gjërave të tjera që nuk më kanë pëlqyer se si ka interpretuar pozicionin e vet politik. Rama edhe themi kryeministri edhe zëvendëskryeministrja, janë që e lëshuan kalin, rolin e kalëruesit të drejtësisë dhe papritur filluan u vendosën në mbrojtje. Domethënë deri dje Rama, deri përpara zgjedhjeve ishte kalorësi i kalit të drejtësisë, sot është njeriu që thotë, stop. Kemi krijuar një përbindësh.

Advertisement