Connect with us

Kosova

Shenjat e para të tërheqjes së Vuçiçit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk dëshiron që të zbatojë asnjë marrëveshje dhe gjithashtu ka potencuar se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Albin Kurti nuk dëshiron të zbatojë asnjë marrëveshje, kurse Serbia do ti zbatojë ato për të cilat është rënë dakord, por ne jemi duke pritur formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Përsa i përket gjërave të ndryshme që kemi bërë tashmë, nga kartat e identitetit e deri te targat e gjithçka tjetër, ne jemi përpjekur gjithmonë të arrijmë një kompromis. Do të mundohemi edhe në të ardhmen” – ka theksuar Vuçiç

“Nuk ka asnjë bazë ligjore mbi të cilën ata mund të qëndrojnë në veri të Kosovës si forca të sigurisë. Sipas marrëveshjes së Brukselit, policia rajonale përbëhet nga serbë dhe ata propozojnë drejtorin. Asnjë nga këto nuk ishte rasti. Por Kurti nuk dëshiron të zbatojë asnjë marrëveshje. Serbia do të zbatojë gjithçka që ka thënë, por do të presë edhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe” – ka potencuar presidenti serb, duke e permbyllur ligjerimin e tij me refrenin: Serbia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

 

Advertisement