Politike
‘Shërbëtorë të shpifur, o skllevër që lëpini kocka, o hiena që zhvisheni lakuriq si Edi Rama’
Sali Berisha ka sulmuar ashpër nga maja e ballkonit, gazetarët dhe analistët.
Sipas tij, ata janë shërbëtorë të Edi Ramës.
“7 tetori, ora 18.00, ditën e hënë po afron. Dhe kjo është beteja qytetare më e rëndësishme e 32 viteve.
“PD nis misionin e rikthimit të votës së lirë tek shqiptarët. E betuar për çdo sakrificë, e gatshme për çdo sakrificë.
I them Edi Ramës, harroje se mund të luash më, kurrë, me votën e shqiptarëve. Harroje Edi Rama, se mund të ekzekutosh votën e shqiptarëve me patronazhistët e tu, terroristë të saj.
Edi Rama, dije mirë se fillon të hënën, por nuk ndalet kurrë gjer në rikthimin e votës së lirë.
Unë u them këtyre shërbëtorëve të shpifur të Edi Ramës, të zhveshur nga çdo normë dhe standard moral, këtyre skllevërve të krimeve të tyre që paguhen dhe lëpijnë kocka që iu hedh Edi Rama, se çështja e lirisë së individit, se çështja e gjyqeve me dëshmitarë të rremë, është çështje e çdo njeriu të lirë, është çështje e lirisë së vërtetë, e demokracisë, e Kushtetutës, e ligjit për çdo qytetar.
Unë iu them këtyre papagajve mjeranë të Edi Ramës që kalojnë si hiena nga studio në studio, se me këto pretendime dhe këto fjalë që thoni vetëm zhvisheni lakuriq, më keq se Edi Rama plazheve të botës.
Pështyni mbi veten tuaj, poshtëroni veten, tregoni veten, njerëz të zhveshur nga çdo vlerë. Papagaj mjeranë që përsërisni ato që ju jep me 5 leksha zyra e shtypit e Edi Ramës” –