Një konflikt i çastit në qytetin e Milotit ka përfunduar me plagosjen e një 30-vjeçari, i cili është goditur me mjet prerës nga tre persona.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:55, ku përplasja mes katër shtetasve ka degjeneruar në dhunë fizike. I riu, banues në Malbardhë, është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të autorëve të dyshuar.
“Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 14:55, në Milot, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt të çastit, shtetasit E. K., K. K. (vëllezër), G. K., të tre banues në Milot dhe A. A., banues në Malbardhë.
Si pasojë është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. A., rreth 30 vjeç, i cili është dërguar në spital, për mjekim, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.
Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit”, njofton policia.