Connect with us

Kronike

Sherr në lokalin në ish-Bllok, dy persona në spital

Një sherr mes dy personave është regjistruar së fundmi në zonën e ish-Bllokut. Policia njofton se dy persona, njëri 35-vjeç dhe njëri 40 vjeç janë konfliktuar për arsye ende të panjohura. Ata ndodhen të dy në spital nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.04.2023, rreth orës 11:20, në ish-Bllok, në një lokal, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç. Si pasojë, të dy janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement