Connect with us

Kronike

Sherri me thika dje në Kamzë, arrestohen dy 16-vjeçarë, plagosën 3 bashkëmoshatrët

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të miturit që plagosën me thikë 3 bashkëmoshatarët e tyre një ditë më parë në bulevardin “Nënë Tereza”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për sqarimin e rrethanave të konfliktit të datës 02.10.2025, në bulevardin “Nënë Tereza”, në të cilin u përfshinë 5 shtetas të mitur, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në praninë e prindërve, psikologut dhe mbrojtësve ligjorë, kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të dy 16-vjeçarëve.

Të miturit e arrestuar dyshohet se kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe me grushte, 3 të miturit me të cilët janë konfliktuar për motive të dobëta.

Njëri prej të dëmtuarve është aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërsa 16-vjeçari tjetër, jashtë rrezikut për jetën. I dëmtuari i 3-të, është larguar në banesë, me dëmtime të lehta.

Punohet për gjetjen e mjetit prerës të përdorur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lajm  në përditësim…

Advertisement