Connect with us

Aktualitet

Sherri në aeroportin “Nënë Tereza”, policia kufitare sqaron incidentin

Policia ka sqaruar sot sherrin i cili ndodhi disa ditë më parë në aeroportin ‘Nënë Tereza’. Policia tha se zënka ka ndodhur për shkak se një familje me 18 antarë e cila po udhëtonte drej Antalias, tentoi që të hynte pa rradhë, për shak të fëmijëve të vegjël. Në këto moment punonjësit e shërbimit të aeroportit kanë kërkuar ndihmën e policisë. Policia saqroi ngjarjen e ndodhur dhe e mbylli çeshtjen, pasi kryefamiljari dhe djali i tij i kërkuan falje punonjësve, të cilët nuk kanë dashur të ushtrojnë të drejtën e ankimit dhe të vijonin më tej procedurat për këtë rast.

Sqarim i Policisë Kufitare të Rinasit

Në lidhje me një video të publikuar për një konflikt të ndodhur në ambientet e aeroportit të Rinasit, gjatë imbarkimit, sqarojmë se: Më datën 06.09.2025, rreth orës 02.30, gjatë imbarkimit të pasagjerëve që udhëtonin me çarter në Antalia, disa prej tyre kanë debatuar me punonjësit e check in për çështje radhe, pasi kërkonin të kalonin bashkërisht dhe pa radhë, për shkak të fëmijëve të vegjël që kishin.Nga stafi i aeroportit është kërkuar ndihma e policisë dhe pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Rinas, konflikti është mbyllur.

Kryefamiljari, shtetasi A. M., dhe djemtë e tij, që po udhëtonin familjarisht (rreth 18 shtetas, familjarë bashkë me fëmijë të mitur) për pushime në Antalia, Turqi, u kanë kërkuar falje punonjësve, të cilët nuk kanë dashur të ushtrojnë të drejtën e ankimit dhe të vijonin më tej procedurat për këtë rast. Duke parë reflektimin pozitiv të familjarëve dhe duke marrë parasysh faktin që kishin edhe fëmijë të mitur me vete, si dhe faktin që punonjësit nuk donin të bënin kallëzim, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë këshilluar për moskryerje të veprimeve të tilla dhe i kanë lejuar të vijonin udhëtimin. Sqarojmë faktin se pretendimet se personat e përfshirë në konflikt janë familjarë të shtetasit Xh. Q., nuk janë të vërteta.

Advertisement