Kronike
Shi, erë dhe dallgë

Këtë të shtunë vendi ynë do të jëtë nën dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të pasojnë her pas here edhe reshje shiu në të gjithë territorin, ku shpesh do të ketë edhe rrebeshë afatshkurtra kryesisht në zonat veriore dhe jugore.
Ndërkaq temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 16°C, duke krijuar kështu edhe erëra të forta gjatë pasdites por edhe dallgëzimë mbi 4 ballë në brigjet detare.
Reshje mesatare por edhe intensive do të ketë në qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë, ndërsa në Fier dhe Berat dhe qarqe të tjera priten reshje mesatare. Ndërkaq edhe e diela do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin, duke e bërë kështu një fundjave jo të favorshme.

