Aktualitet
“Shihemi në gjyq”- Konflikti i baxhanakëve
Deri në fund të seancës së ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” nëTv Klan, Koço është stoik në qëndrimin e tij se nuk i ka asnjë borxh Andonit. Eni Çobani bën me dije këtë të fundit se mund të hapë një proces gjyqësor për mashtrim dhe të gjejë prova si mesazhet apo telefonatat për të provuar se baxhanaku i detyrohet 5 milionë Lekë që ia ka dhënë 6 vite më parë.
Nga ana tjetër, moderatori i programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea nis të pyesë Andonin për raportin që ka gruaja e tij me motrën, pra bashkëshorten e Koços. Duke qenë se asnjë familjar i brezit të parë nuk mund të dëshmojë në favor të Andonit, një opsion mund të ishte kunata e tij. Papritur, rezulton një tjetër e fshehtë nga ana e Koços.
Ardit Gjebrea: Si shkon gruaja jote me gruan e Koços se janë motra?
Andon: Shumë mirë shkojnë.
Ardit Gjebrea: Meqenëse bashkëshortja jote nuk mund të jetë dëshmitare, mund të jetë bashkëshortja e Koços?
Andon: Bashkëshortja e Koços është në Selanik.
Ardit Gjebrea: Po, por ajo e di që ju i keni dhënë 5 milionë Lekë?
Andon: Atë s’e di unë, e di ai.
Ardit Gjebrea: Po ti s’i ke thënë ndonjëherë kunatës? Bashkëshortja jote e di që ti i ke dhënë 5 milionë, por bashkëshortja jote e ka motër gruan e Koços.
Andon: Po.
Ardit Gjebrea: Atëherë nuk mund të flasin dy motrat bashkë se është e pamundur që…
Eni Çobani: S’i kanë ngatërruar këta.
Ardit Gjebrea: E di, e di por për sa kohë që e di bashkëshortja, mund t’i thotë motrës që… ose në gjithë këto vite do ketë rënë njëherë muhabeti që shiko se ai burri yt na ka 5 milionë Lekë borxh apo jo?
Eni Çobani: Koço, je i vendosur, na shikon drejt e në sy që nuk i ke marrë?
Ardit Gjebrea: Unë po pyes dhe them është e pamundur në një borxh që diskutohet prej shumë vitesh, motrat të mos flasin me njëra-tjetrën.
Andon: Zonja Eni, zoti Ardit, e shoqja e këtij nuk e di që ka ardhur këtu sot dhe jo të dijë për punën e lekëve.
Ardit Gjebrea: Mirë atëherë, paska probleme të tjera, nuk e dija dhe mua m’u duk e natyrshme… e kuptova, kërkoj ndjesë.
“Të dija baxhanak e jo batakçi”, debati në studio: S’ka sot baxhanak, edhe vëllai ta dredh!
Koço vazhdon ta mohojë borxhin prej 5 milionë Lekësh që i detyrohet baxhanakut të tij, Andonit. Ky i fundit, tregon në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se paratë kanë ardhur nga një punë shumë e mundimshme. Duke u kapur pas faktit që Andoni s’ka asnjë dokument për ekzistencën e borxhit, Koço i thotë se nuk i duhet besuar as vëllait e jo më baxhanakut.
Andon: Ore zotëri, unë e di si kam punuar në ndërtim ore! Hipja në kat të pestë për të suvatuar e soletën në kat të pestë dhe e ngisja…
Koço: Ke dokument që të ma faktosh mua që i kam dhënë filanit lekë? Jo 5 milionë, por edhe 15 apo 25.
Andon: Unë të dija baxhanak, nuk të dija kaq mashtrues e kaq batakçi.
Koço: Mund të thuash edhe 15, dokumenti njihet sot.
Andon: Nuk ta bëra me dokument o zotëri se të dija njeri, të dija baxhanak por ti jo baxhanak, por batakçi.
Koço: S’ka sot baxhanak e vëlla, sot ta dredh edhe vëllai dhe motra ta dredh. Unë jam në dilemë tjetër, ti më nxjerr borxhe mua. Përralla me mbret!
“Je paguar nga ime motër”, Koço akuzon baxhanakun për një aleancë të fshehtë
Në vitin 2017, Andoni i dha si hua 5 milionë Lekë baxhanakut të tij, Koços me të cilin përballet sot në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Paratë ishin kursime të Andonit nga puna e tij në ndërtim në Greqi dhe Koço i kishte premtuar se do t’ia kthente deri në fund të vitit.
Për shkak të lidhjes familjare, Andoni nuk ka bërë asnjë dokument si dhe i ka thënë se mund t’ia kthejë edhe në fund të vitit 2018. Pikërisht në këtë vit, Koço rikonstrukton një dhomë në fshatin Rehovë dhe Andoni e pyet pse kjo nuk ka ndodhur më herët pasi baxhanaku refuzon se e ka marrë borxhin por ndërkohë ka rregulluar këtë pronë gjatë së njëjtës hapësirë kohore.
Njëkohësisht, Koço akuzon baxhanakun e tij se ai është paguar nga dikush për t’i kërkuar këto para.
Koço: Unë jam në gjyq me zonjën për punën e shtëpisë për atë dhomë që thua ti atje, ti thua i kam dhënë lekë…
Andon: Atë dhomë do ta marr unë tani ore! Në vend të dhomës do më japësh lekët dhe tokat që ke atje! Pjesën tënde do ta marr unë.
Koço: Kur ta fitoj me gjyq atë pronë atje, atëherë do dalë e drejta. More vesh apo jo?
Andon: Bëj ç’të duash ti me njerëzit e tu, ti bëj ç’të duash. Mua më jep paratë ose të marr dhomën.
Koço: Ti je i vënë, je i paguar nga dikush që më akuzon mua për këtë gjë. Ti je i paguar.
Andon: Jam i paguar?
Koço: Po. Fund e krye. Ja ta them unë!
Andon: Nga të jem i paguar unë ore? Unë ta jap me dorë, ti s’ma kthen as me opingë 6 vjet? E hodhe hallin ti ore zotëri.
Mes toneve të ashpra dhe ofendimeve ndaj njëri-tjetrit, Koço sërish i thotë Andonit se “e ka planifikuar” të gjithë situatën. Ai pretendon për një aleancë mes motrës së tij, Eftalisë dhe baxhanakut, Andonit.
Eni Çobani: Po pse e akuzon të paguar? Kush e ka paguar?
Koço: Dikush tjetër.
Eni Çobani: Kush pra?
Koço: Kuptohet ajo kush e ka mësuar, e ka vënë këtu, e ka sjellë në gjyq. Zonja, Eftalia.
Andon: Kush? Për kë mo? Për tët motër o? Ajo në punë të vet, ç’më duhet mua?
Koço: Ajo të ka paguar. I kam dhënë borxh thua e andej këtej.
Sipas Koços i cili është në një konflikt me motrën e tij, Eftalinë për dhomën në Rehovë, Andoni është paguar prej saj që ta akuzojë se paratë që ai ka kryer ndërtimet kanë qenë borxh ndaj tij.
Koço: Dhomën çdo gjë që i kemi bërë atje, i kemi bërë me interesat tona.
Eni Çobani: Po lekët, si i bëre lekët?
Koço: Për ta përfituar pronën për vete zonja Eftali bën një testament të dytë dhe e rrëzon testamentin e parë për ta hedhur pronën për vete.
Ardit Gjebrea: Po testamenti i parë i kujt ishte?
Koço: Testamentin e parë e bëri babai kur ishte gjallë dhe të dytin kur ishte gjallë, por e mashtroi.
Ardit Gjebrea: Dhe cili ishte testamenti i parë?
Koço: Testamenti i parë u bë në moshën 82 vjeç kur ishte babai.
Ardit Gjebrea: Dhe çfarë thoshte ky testament?
Koço: Testamenti mes të tjerash thoshte lëshoj këtë testament në favor të tre fëmijëve dhe pasurinë time ua lë trashëgimtarëve, vëllait, motrës dhe mua.
Eni Çobani: Ju flisni për testamentin e vitit 2013?
Koço: 2013.
Eni Çobani: Po, shumë mirë dhe është e vërtetë.
Koço: Një shtëpi, truaj dhe tokë. Në shtëpi nga një dhomë secili. Kjo tani e hedh poshtë, edhe truall thotë kaq, edhe tokë nga kaq dylymë, e përcakton shumë mirë babai. Kjo tani për ta bërë shtëpinë komplet të sajën bën një testament tjetër pas 4 vjetësh, e mashtron babain.
Baxhanaku i kërkon 5 milionë Lekët që i detyrohet, Koço refuzon: Je kumarxhi e mashtrues!
Andoni ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” baxhanakun e tij për t’i kërkuar që t’i kthejë një borxh që ia ka dhënë në vitin 2017. Andoni thotë se bëhet fjalë për 5 milionë Lekë, të cilat Koço refuzon se i ka marrë. Sapo Koço hyn në studion e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan shprehet se ky borxh është një akuzë ndaj tij dhe se Andoni kërkon një mënyrë që të justifikohet te familja e vet për paratë.
Ardit Gjebrea: Ju ka dhënë Andoni para apo jo?
Koço: Andoni para mua? Ç’janë këto akuza?
Andon: Çfarë thua? Në Qershor 2017, nuk të kam dhënë unë 5 milionë Lekë që kam ikur nga Leskoviku, kam ikur në Korçë…
Koço: Ç’i ke këto shpifje ti ore gënjeshtar? Ore mashtrues!
Andon: Nuk jam mashtrues unë! Lekët që të dhashë më the që brenda 2017 do t’i jap!
Koço: Këto janë akuza fillim dhe mbarim!
Andon: Thashë në 2018 m’i jep! As në 2018, vajti 2023…
Koço: Ti je një kumarxhi dhe i ke lozur kompjuter lekët…
Andon: Se ç’jam unë, ty nuk të duhet gjë! Mua më jep paratë!
Koço: Sot do t’i shfajësohesh familjes për veprimet që ke bërë kaq kohë.
Andon: Faji im që s’ta dhashë me dokumente duke qenë se ishim baxhanakë, nuk ta bëra me dokument.
Koço: Do t’i shfajësohet familjes për ato që thotë!