Kosova
SHKEPUTET VOJVODINA/ Vuçiç gjen litarin e të varurit dhe kolltukun e pushtetit
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçie, tha se Serbia është nën sulm nga jashtë dhe nga brenda, teksa vuri në dukje gjendjen e rëndë, sic tha ai, të serbëve në Kosovë, e cila, sipas tij nuk i shqetëson aspak ata nga jashtë ne Perendim.
“Në Kosovë po bëjnë presion mbi popullin tonë, po përpiqen ti dëbojnë serbët edhe nga veriu edhe nga jugu. Dhe kjo nuk i shqetëson aspak ata nga jashtë që po sulmojnë Serbinë. Përkundrazi, ata e mbështesin. Dhe për shumë nga Brenda nga opozita, kjo nuk është çështje as sot as kur shqiptaret shpallën pavarësinë ne Kosove”, theksoi Vuçic
Ai ka theksuar se jo rastësisht ata nga jashtë kanë sulmuar Serbinë dhe se duhet të merren parasysh rrethanat gjeopolitike për të ruajtur pavarësinë dhe lirine e Serbisë.
“Ata ne Perendim duan të na kthejnë në vitin 2000 kur na pushtuan dhe na robëruan. Derisa te jem president i Serbisë, une nuk do të vendos sanksione ndaj Rusisë dhe as miqve të tjerë”- tha Vuçic dhe shtoi se Serbia
është pa mëdyshje në rrugën evropiane dhe se së shpejti do të bisedojë me presidentin rus për tejkalimin e problemeve që lidhen me sanksionet ndaj industries serbe te naftes.
“Ne do të gjejmë zgjidhjen më të mirë për Serbinë, do të kemi marrëdhënie vëllazërore dhe miqësore me Rusinë dhe Kinën dhe me të gjithë miqtë. Ky është ndryshimi, kjo është forca jonë dhe ky është shkaku pse ata duan të shkatërrojnë fuqinë e Serbisë, vendosmërinë tonë për të mbrojtur veten dhe te ardhmen? – deklaroi presidenti serb, sipas te cili disa ne Perendim po punojne qe ne Vojvodine te ndodhin gjera te rrezikshme.
“Ata duan të rivendosin njëfarë autonomie, t’i japin Vojvodinës statusin e republikës, duke menduar ta ndajnë atë nga Serbia. Madje disa më këshilluan nga jashtë që te pranoja per Vojvodinen nje autonomi më të gjerë, pa u shkëputur Vojvodina, për të zbutur, sipas tyre, tehun e sulmeve si ndaj vetes ashtu edhe ndaj qeverisë. Unë iu thashe se nuk e sakrifikoj Serbine për kolltukun tim” – potencoi Vucic