Connect with us

Kronike

Shkoi të kërkonte borxhin 5 mijë euro, por gjeti vdekjen/ Ky është Dritan Idrizi që u vra në Itali

Personi që shihni në foton e mësipërme është 38-vjeçari shqiptar Dritan Idrizi, me precedentë të mëparshëm penalë, i cili u vra mbrëmjen e djeshme në San Giovanni in Marignano, provincën e Riminit në Itali.

Vrasja është regjistruar në Tavullia, në territorin e Pesaro Urbinos, pas një sherri që dyshohet se kishte nisur për shkak të aktiviteteve ilegale dhe konflikteve të vazhdueshme për një borxh prej 5 mijë eurosh.

“Corriere della sera ” raporton se Dritan Idrizi kishte shkuar i armatosur me shkopinj dhe hekura, në shtëpinë e një shqiptari të katërt për të mbledhur një shumë prej 5 mijë eurosh (Borxh ose para për një punë të papaguar).

Por palët u përfshinë në një debat të fortë për shkak të refuzimit të familjes tjetër për të paguar. Më pas ka nisur sherri me grushte, shkelma, hekura dhe çekiçë deri në goditjen me thikë.

Dritan Idrizi mori tre plagë thike, njërën prej të cilës në zemër, që i solli edhe vdekjen. Katër persona të tjerë të përfshirë në përleshje mbetën të plagosur. Dritan Idrizi kishte qenë i dënuar më parë për drogë.
Askush nuk është arrestuar deri më tani por hipotezat flasin për vrasje, tentativë vrasje dhe plagosje të rënda dhe Policia po heton.

Advertisement