Kronike
‘Shkrirja’ e policisë së moralit në Iran

Dyshimet për shkrirjen e policisë së moralit në Iran po shtohen.
Duken më shumë vajza të zbuluara, por kjo nuk është provë se Teherani po e liron kontrollin e tij mbi zakonet dhe të drejtat e grave. Koha e njoftimeve dhe gjysmëmohimeve nga autoritetet, po interpretohet nga shumë njerëz si një përpjekje e minutës së fundit për të zbutur zemërimin mbarëkombëtare.
Njoftimi i diskutueshëm për mbylljen e policisë së moralit vjen në një kohë kur qeveria iraniane po përpiqet të frenojë valën e protestave që po vazhdon që nga mesi i shtatorit. Sipas OJQ-ve, të paktën 450 njerëz kanë vdekur pas represionit policor që nga vrasja e Mahsa Amini, vdekje e cila shkaktoi protestat.

