Aktualitet
Shkrumbohet nga flakët makina në Tiranë
Një makinë është djegur ditën e sotme në zonën e ish-Konistudios. Shkak për zjarrin është bërë një defekt teknik, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Shërbimi zjarrfikës ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.